Aktualitet

Vijon qëndresa tek Teatri, artistëve u bashkohen dhe banorët e Astirit (Video)

27 Korrik 2019, 09:45 Nga DOSJA
Vijon qëndresa tek Teatri, artistëve u bashkohen dhe banorët e

TIRANË- Artistë dhe aktivistë të shumtë vijojnë rezistencën e tyre tek Teatri Kombëtar. Sot qëndrestarëve u janë bashkuar dhe banorët e Astirit të cilët kanë disa muaj që protestojnë kundër projektit të Unazës së re, pasi sipas tyre është korruptiv dhe shemb banesat e tyre.

Banorët e Astirit u ngjitën dhe në skenën e Teatrit, ku ishin të shoqëruar nga ish-deptuet e PD, Klevis Balliu dhe Oriola Pampuri.

Ata deklaruar se mbështesin artistët dhe nuk do të lejojnë që godina e Teatrit Kombëtar të shembet.

Ndërkohë tek oborri i Teatrit vijon rezistenca, ku Aleanca nënshkroi dhe një marrëveshje me PD për ruajtjen e godinës ekzistuese. Nga ana tjetër Presidenti Ilir Meta dërgoi në Gjykatën Kushtetuese ligjin special që i hap rrugën shembjes së Teatri Kombëtar dhe atij Eksperimental.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e astirit ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar banoret e astirit ngujimi tek teatri protesta tek teatri kombetar shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll