Aktualitet

Qytetari denoncon në Dosja.al: Në Durrës plehrat digjen ditë e natë, qytetarët bashkëjetojnë me tymin

27 Korrik 2019, 10:58 Nga DOSJA
Qytetari denoncon në Dosja.al: Në Durrës plehrat digjen ditë

DURRËS- Një qytetar ka bërë sot një denoncim në Dosja.al, ku shkruan se në Durrës plehrat digjen anës rrugës dhe shkaktorjnë një ndotje të madhe. Ai ka dërguar në redaksinë e Dosja.al dhe një video ku tregohet dhe gjendja e mjerushme në të cilën jetojnë banorët në këtë qytet.

Më poshtë denoncimi i tij i plotë:

Taksë gjelbërimi për kanalin e ujërave të zeza

Prej ditësh ministri Klosi del në media me pretendimin se mjedisi është prioritet e Ministrisë këtë sezon veror, e teksa në rrjete sociale dhe media mbizotërojnë fotot e propogandës realiteti në terren është tjetër.

Prej 27 vitesh më dhjetëra familje të lagjeve 15 dhe 17 në qytetin bregdetar të Durrësit janë detyruar të bashkëjetojnë me një kanal të madh të ujërave të zeza si dhe me rrugët e pashtruara anash tij.

Një ndër rrugët që përshkon ky kanal mban emrin “Rruga Gjelbërimi” ndërsa panorama që ofron është vetëm ky kanal i ujërave të zeza që për shkak të papërgjegjshmërisë së shumë banorëve por edhe neglizhencës së institucioneve vendore është kthyer dhe në një vendgrumbullim mbetjesh urbane, që pa frikë mund të quhet masakër mjedisore shumë pranë qendrës së Durrësit.

Ky kanal me kalimin e viteve është zgjeruar, teksa nëse nuk rehabilitohet rrezikon që banesave të ndërtuara me djersë tu shkojë në oborre si peshqesh i neglizhencës së pushtetit vendor, që për shtruar sheshin çdo vit nuk kursen para.

Kjo lagje ndodhet rreth 2,5 kilometra nga qendra e qytetit të Durrësit, madje banorët janë taksapagues të rregullt e për ironi të fatit, ata paguajnë taksë gjelbërimi pikërisht për këtë kanal të ujërave të zeza.

Banorët rrëfejnë se për problemin e tyre kanë vënë në dijeni këshilltarët, krybashkiakun madje edhe kryeministrin, por ankesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër, teksa për deputetët shprehen se nuk e kanë idenë se cili nga deputetët e listave të partive i përfaqëson.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet denoncimi i qytetarit djegia e plehrave rruga gjelbërimi denoncimi i qytetarit djegia e plehrave rruga gjelbërimi

Sondazh

Poll