Aktualitet

Arrestohet dy zyrtarë të Bashkisë Shkodër, akuzat që rëndojnë mbi ta

27 Korrik 2019, 10:00 Nga DOSJA
Arrestohet dy zyrtarë të Bashkisë Shkodër, akuzat që

SHKODËR– Dy zyrtarë të lartë të Bashkisë Shkodër kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen se favorizonin bizneset në mospagimin e taksave. 

Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se të arrestuarit janë Idlir Dibra dhe Gegë Nika me detyrë Inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër

Mbi ta rëndojnë tre vepra penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim dokumentash”.

Ata u arrestuan në Velipojë pasi sipas Policisë në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave  kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë  favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave  të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton  Bashkia Shkodër. 

NJOFTIMI I PLOTË

Finalizohet operacioni policor i koduar “Akomoduesi 2″. Arrestohen dy Inspektorë të Zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër për veprat penale  “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre”, dhe “Falsifikim dokumentash”.

Procedohet në gjëndje të lirë  Drejtori i kësaj Drejtorie për veprën penale “Shpërdorim detyre”, dhe pronari i një hoteli për “Fshehja e të ardhurave”. Në zbatim të planit të masave për Sezonin Turistik 2019, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në D. V. P. Shkodër, në kuadër të  operacionit policor “Akomoduesi 2” , janë ushtruar kontrolle në disa subjekte në Plazhin e Velipojës.

Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar shkelje të bëra nga ana e punonjësve të bashkisë Shkodër dhe subjekteve në lidhje me deklarimin e të ardhurave.

Për këto shkelje u bë ndalimi i shtetasve: G. N. 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re Shkodër, ekonomist, inspektor, I. D.49 vjeç, banues në Shkodër, ekonomist, inspektor, për  veprat penale të “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë Drejtori i Drejtorisë së të Ardhurave në Bashkinë Shkodër shtetasin, B. Gj. 41 vjeç, për veprën penale të “Shperdorim detyre”.

Keta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorëve të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, ku me anë të falsifikimit të dokumentave  kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë  favorizuar në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në Plazhin e Velipojës, duke mos deklaruar numrin real të dhomave  të këtij hoteli, me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton  Bashkia Shkodër.

Në vijim të veprimeve  u procedua pronari i hotelit shtetasi K. L. 27 vjeç, banues në Velipojë Shkodër, për veprën penale “Fshehje e të Ardhurave.  Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e bashkise bashkia shkodër gegë nika idlir dibra arrestohen zyrtaret e bashkise bashkia shkodër gegë nika idlir dibra

Sondazh

Poll