Aktualitet

Goditi gruan 15 herë me thikë dhe u gjet i mbytur/ Zbardhet ekspertiza për Ardian Kukën: Vuante nga skizofrenia

27 Korrik 2019, 08:27 Nga DOSJA
Goditi gruan 15 herë me thikë dhe u gjet i mbytur/ Zbardhet ekspertiza

Durrës- Pasi kreu krimin e rëndë, duke vrarë gruan e tij me thikë në zemër Ardian Kuka u vetëmbyt. Në këtë përfundim ka dalë ekspertiza mjeko-ligjore për Kukën, ku theksohet se ai vuante nga skizofrenia.

Sipas ekspertizës është përcaktuar se mbytja e tij është kryer në kushtet e ç’rregullimeve të theksuara mendore(skizofrenisë). Ndërkohë, të njëjtat burime nga grupi i ekspertizës kanë bërë me dije se 37-vjeçari ka qëlluar plot 15 herë me thikë bashkëshorten e tij në vende të ndryshme të trupit, ndërsa goditja që i ka marrë jetën ka qenë ajo që ka qëlluar në zemër.

Sipas hetimeve Ardian Kuka pasi kreu krimin e rëndë,  u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke u vetë flijuar nëpërmjet mbytjes në zonën e plazhit në Sketor Rinia, Durrës.

Vrasja ndodhi në prani të fëmijës së tyre. 36-vjeçarja ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit. Daja i autorit tregoi se një nga arsyet e krimit ka qenë xhelozia. Adriatik Kuka ishte shoferi i drejtorit të OSHEE-së në Durrës. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian kuka burri vret gruan durres ekspertiza ardian kuka hazbie kuka ardian kuka burri vret gruan durres ekspertiza ardian kuka hazbie kuka

Sondazh

Poll