Art&Argëtim

Britney Spears dhe Sam nënshkruan një marrëveshje për pasurinë e saj në rast se 'ndahen'

Dëshira e Spears nuk është edhe aq befasuese, pasi avokatët u thirrën menjëherë pasi çifti u fejua për të filluar me kontrata

15 Qershor 2022, 12:39 Nga d.d

Britney Spears dhe Sam nënshkruan një marrëveshje për

SHBA- Këngëtarja Britney Spears, pas maretes së saj me aktori Sam Asghari ka nënshkruar një marrëveshje. Çifti ka nënshkruar një marrëveshje që siguron që Asghari, nuk do të marrë asgjë nga pasuria miliona dollarëshe e Spears nëse ata divorcohen në të ardhmen.

Dëshira e Spears nuk është edhe aq befasuese, pasi avokatët u thirrën menjëherë pasi çifti u fejua për të filluar me kontratat.

Sipas mediave të huaja, aktori Asghari bëri shaka në Instagram pak pasi çifti njoftoi fejesën e tyre në shtator se i duhej një kontratë paramartesore për të mbrojtur gjërat e tij, të cilat padyshim nuk vlejnë aq sa fitimet e Spears.

Faleminderit të gjithëve që jeni të shqetësuar për paramartesën.Sigurisht që po bëjmë një kontratë paramartesore të hekurt për të mbrojtur koleksionin tim të xhupave dhe këpucëve në rast se ajo do të më ndaj një ditë," ka shkruar Asghari.

Britney ka një pasuri prej 60 milionë dollarësh të raportuar. Pavarësisht fitimeve marramendëse ajo do të ruajë të gjithë pasurinë e saj nëse gjërat shkojnë keq me bashkëshortin e saj Asghari.

britney spears sam asghari

Sondazh

Poll