Aktualitet

AKU kontrolle në Shkodër, bllokon 7661 tonë produkte të skaduara, mbyllet tre biznese

27 Korrik 2019, 08:09 Nga DOSJA

SHKODWR- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar me kontrollet dhe sot ësthë ndalur në Shkodër. Në një njoftim për mediat ka bërë me dije se janë mbyll 3 subjekte, të cilat tregtonin produkte jashtë standardeve dhe të skaduara.

Sipas njoftimit mësohet se janë sekuestruar më shumë se 7661 tonë ushqime të skaduara të cilat ishin magazinuar në ambiente të papërshtatshme.

“Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Vitore Keka” me aktivitet “Tregtim i produkteve ushqimore”, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajërim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme)”, shtohet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vijon kontrollet e njëpasnjëshme, nga Shkodra në Sarandë, për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, duke mbajtur “pastër” tregjet nga produktet e pasigurta për konsum dhe të dëmshme për shëndetin e konsumatorëve. Nga kontrollet zyrtare të ushtruara nga Veriu në Jug, ka rezultuar se tre subjekte në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë nuk përmbushin kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore, më konkretisht:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Magazinë ushqimore dhe sallamëri”, Sarandë, u konstatua se subjekti operon në treg duke mos disponuar licencën përkatëse për veprimtarinë “Shitje me shumicë të produkteve me origjinë shtazore”. Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga ana e trupës inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që prodhonte dhe shpërndarjen e tyre, produktet nuk ishin të pajisura me etiketa të notifikuara konform kërkesave ligjore, si dhe regjistrat e planit të vetëkontrollit nuk ishin të përditësuara. Në dhomat frigoriferike të subjektit u evidentuan një sasi e konsiderueshme produktesh me afat të kaluar përdorimi (1,560 kg fileto pule me origjinë nga Brazili; 640 kg Mix Fruta Deti; 1,120 kg Fileto Pangasio; 1500 copë (1,080 kg) Pite Elviart; 100 kg Patate Brazili; 564 kg fileto pule; 720 kg fileto pule Pechugon; 540 kg kofsha derri Seara, 32 kg fileto pule Copagrill). U konstatuan gjithashtu produkte të paetiketuara, si dhe produkte me etiketë të panotifikuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (500 kg dhjam derri dhe 100 kg shpatull derri) si dhe 680 kg produkte të prodhuara nga vetë subjekti, por që u konstatuan pa regjistra prodhimi si dhe me etiketa të panotifikuara (Bejkon 10 kg; Proshutë e tymosur derri 110 kg; Proshutë e tymosur 70 kg; Milanez 20 kg; Proshutë viçi 30 kg; Parizier tost 200 kg; Mini Parizier 200 kg; Sallam i tymosur 10 kg; Sallam pikant 30 kg).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat e mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtuar në subjektin “Aleksandër Sharra” me aktivitet “Furrë buke”, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani dhe muret kishin prezencë myku, tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambientet e përpunimit, si dhe dhoma e fermentimit ishte tërësisht e ndryshkur).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Vitore Keka” me aktivitet “Tregtim i produkteve ushqimore”, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajërim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aku bllokon 3 biznese kontrollet e aku produkte te skaduara siguria ushqimore aku bllokon 3 biznese kontrollet e aku produkte te skaduara siguria ushqimore

Sondazh

Poll