Bota

Vrau vajzën e nuk shfaqi pendesë, kush është Martina Patti, 'gruaja e ftohtë'

“Një grua e ftohtë”, sipas fqinjëve, e cila me gënjeshtrat e saj bindëse për rrëmbimin e fëmijës kishte arritur fillimisht të largonte dyshimet nga vetja, në mënyrë tejet të llogaritur.

15 Qershor 2022, 08:48 Nga A.B

Vrau vajzën e nuk shfaqi pendesë, kush është Martina Patti,

ITALI- Shteti fqinj është tronditur nga vrasja e 5-vjeçares, Elena Del Pozzo. E mitura u vra nga nëna e saj në Mascalucia me shtatë goditje me thikë në qafë, në vesh dhe në shpatull. Nëna u arrestua pas rrëfimit të krimit, mirëpo nuk shfaqi asnjë pendesë për krimin e kryer.

“E vrava unë”, u shpreh 24-vjeçarja teksa i rrëfeu karabinerëve se pas krimit, trupin e vajzës e kishte fshehur duke e varrosur në një fushë dhe se kishte shpikur historinë e një rrëmbimi. Pista kryesore mbetet xhelozia e nënës për marrëdhënien e afërt që Elena kishte me babain e saj dhe të dashurën e tij të re.

KUSH ËSHTË MARTINA?

Andrea Di Grazia, korrespondent i Catania Today ka përshkruar profilin e Martina Pattit duke u nisur nga fjalët e personave që e njihnin.

“Ajo ka pasur gjithmonë një shqetësim, ndoshta edhe të lidhur me prindërit e saj që nuk donin që ajo të dilte, të qëndronte me djalin tim”, shpjegoi gjyshja e 5-vjeçares nga babai Rosaria Testa.

“Por nuk e di pse shkoi kaq larg. Nganjëherë ajo ishte e dhunshme ndaj Elenës, ndonëse e kufizuar në disa shaka. Asgjë që mund të sugjeronte një gjest më serioz”.

Ish-vjehrra tregon dhembshuri dhe përlotet kur flet për Martinën duke thënë: “Nuk jam e inatosur me të, më vjen shumë keq”. Gjyshja ishte ajo që e shoqëroi vogëlushen Elena në mëngjesin e djeshëm në ditën e saj të parë të shkollës.

“Një grua e ftohtë”, sipas fqinjëve, e cila me gënjeshtrat e saj bindëse për rrëmbimin e fëmijës kishte arritur fillimisht të largonte dyshimet nga vetja, në mënyrë tejet të llogaritur.

nena vret vajzen ne itali elena del pozzo

Sondazh

Poll