Aktualitet

Atentat shqiptarit në Mikonos, dy persona me skafandra e motorr plagosin 34-vjeçarin

27 Korrik 2019, 06:29 Nga DOSJA
Atentat shqiptarit në Mikonos, dy persona me skafandra e motorr plagosin

GREQI- Një ngjarje e rëndë është shënuar në Mikonos kundër një shqiptari. Sipas mediave greke një shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i kanë bërë një atentat.

34-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, ai ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe pritet të dërgohet në një tjetër spital.

Policia është shprehur për këtë rast duke thënë se shqiptari ka qenë në një automjet kur dy persona të armatosur dhe të pajisur me skafandra dhe me një motor, kanë qëlluar me armë në drejrtim të tij.

Thuhet se shqiptari ishte një emër i njohur për policinë greke, pasi ka qenë i burgosur në vitin 2013 për trafik droge.

Ndërkohë që mësohet se në 2015 kishte dalë nga burgu dhe kishte nisur punë në Mikonos. Policia ka nisur hetimet, pa përjashtuar pistën e larjes së hesapeve për të shkuarën e shënjestrës së atentatit.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne mikonos atentat shqitparit ne greqi plagoset 34 vjecari atentat ne mikonos atentat shqitparit ne greqi plagoset 34 vjecari

Sondazh

Poll