Aktualitet

2 muaj më parë la qelinë! Brushtulli që u plagos në Velipojë, ishte dënuar për vrasje

Autorët nuk janë identifikuar ende, por dyshohet që e gjithë ngjarja të ketë lidhje me vrasje e Nushit, të ndodhur në vitin 2002.

14 Qershor 2022, 22:37 Nga F.M
2 muaj më parë la qelinë! Brushtulli që u plagos në
Foto Ilustruese

SHKODËR- Pjerin Brushtulli, 48-vjeçari që mbeti i plagosur në Velipojë ka qenë dënuar për vrasje. Kjo pasi në vitin 2002, Brushtulli ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëfshatarin e tij, Kolec Nushi. Ai është arratisur në atë nga drejtësia dhe është vënë në pranga në vitin 2008. Në të njëjtën kohë është dënuar me 15 vite burg. Ai ka përfituar lehtësime dhe është liruar oara kohe nga qelia. Brushtulli u lirua në fillim të këtij viti dhe në Velipojë kishte shkuar të kalonte pushimet me familjen e tij. Dhe këtë mbrëmje, në të njëjtën zonë, është qëlluar me armë zjarri. Autorët nuk janë identifikuar ende, por dyshohet që e gjithë ngjarja të ketë lidhje me vrasje e Nushit, të ndodhur në vitin 2002.

pjerin brushtulli plagoset pjerin brushtulli

Sondazh

Poll