Aktualitet

VIDEO/ Sa kishte dalë nga burgu, plagoset me armë zjarri 48-vjeçari në Velipojë, FNSH rrethon zonën

Rrushkulli ka marrë një plumb në zonën e barkut, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

14 Qershor 2022, 22:15 Nga F.M
VIDEO/ Sa kishte dalë nga burgu, plagoset me armë zjarri
Foto Ilustruese

SHKODËR- Një person i identifikuar si Pjerin Rrushkulli , 48 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në zonën e plazhit. Ende nuk janë zbardhur rrethanat e ngjarjes, por mësohet se i plagosurit është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.


Rrushkulli ka marrë një plumb në zonën e barkut, por mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Rrushkulli është një emër i njohur për policinë. Rrushkulli u dënua në 2015 për vrasjen e Kolec Hilës, ngjarje e ndodhur më 6 tetor të vitit 2002. 48-vjeçari kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu.

plagosje ne velipoje pjerin rrushkulli

Sondazh

Poll