Aktualitet

“Dua të rri mbyllur gjithë ditën me ty”, babai monstër që përdhunonte vajzat e tij bie në “rrjetën” e “Piranjave”

Në rrëfimin e javës së shkuar 17-vjeçarja deklaroi se babai i saj ato veprime që kryen me të dhe motrën e saj mund t’i bëjë dhe me vajza të tjera.

14 Qershor 2022, 21:33 Nga F.M
“Dua të rri mbyllur gjithë ditën me ty”, babai
Piranjat

TIRANË- “Piranjat” në Abc të moderuar nga Arilena Ara dhe Florian Binaj, kanë sjellë sërish historinë e javës së shkuar të 17-vjeçares e cila kërkonte ndihmë për të shpëtuar motrën dhe vëllain nga kthetrat e babit monstër.

Në rrëfimin e javës së shkuar 17-vjeçarja deklaroi se babai i saj ato veprime që kryen me të dhe motrën e saj mund t’i bëjë dhe me vajza të tjera.

Duke u nisur nga kjo deklaratë nisi dhe “peshkimi” nga ana e “piranjave. Agjentja jonë e infiltruar si një vajzë e vogël 14-vjeçare, josh babin monstër, i cili siç e dëgjuat edhe në video flet gjithë pasion për seksin. Madje atij nuk i bën aspak përshtypje se vajza është e vogël. Por në anën tjetër është vënë në dijeni edhe policia, e cila çon pas hekurave babain monstër.

Marrë nga AbcNews

emisioni piranjat piranjat

Sondazh

Poll