Aktualitet

Plagosja në Velipojë, policia: Po bëhet krehja e zonës

Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e ngjarjes.

14 Qershor 2022, 22:38 Nga I.A
Plagosja në Velipojë, policia: Po bëhet krehja e zonës
Policia

VELIPOJË- 48-vjeçari Pjerin Brushtulli që u plagos mbrëmjen e sotme në Velipojë është dërguar në spitalin e Shkodrës. Policia në njoftimin e saj ka bërë me dije se po vijon krehja e zonës për kapjen e autorit/ëve, ndërkohë që ende nuk dihet se cilat janë rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Velipojë/ Informacion paraprak Rreth orës 22:00, në Velipojë, në afërsi të një resorti, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, shtetasi Pjerin Brushtulli 48 vjeç, banues në Shkodër, i cili po transportohet për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupe të FNSH Shkodër, është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj me qëllim kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethava të ngjarjes me qëllim identifikimin e autorit/ëve.

pjerin brushtulli plagoset pjerin brushtulli

Sondazh

Poll