Aktualitet

"Fast&Furious" në Tiranë! Me fëmijën në vend të parë e i dehur tapë, drejtuesi i ikën policisë, kapet pas ndjekjes

Drejtuesi i mjetit ka pasur edhe fëmijën e tij 5-vjeçar në makinë në momentin që ka tentuar t'i largohej policisë. 

14 Qershor 2022, 22:19 Nga I.A
"Fast&Furious" në Tiranë! Me fëmijën në
Masa

TIRANË- Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme në Tiranë. I dehur në makinë, ai duke tentuar t'i largohej policisë ka qenë një burim aksidenti në rrugët e kryeqytetit. Gjatë kontrollit nga policia drejtuesi i mjetit ka shfaqur shenja të përdorimit të alkoolit dhe pasi ka refuzuar të bëj testin e alkoolit, ky i fundit është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Drejtuesi i mjetit ka pasur edhe fëmijën e tij 5-vjeçar në makinë në momentin që ka tentuar t'i largohej policisë. 

Njoftimi i Policisë:

Policia Rrugore e Tiranës Në zbatim të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë po vijojnë kontrollet e dedikura, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, që janë burim potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Në këtë kuadër, shërbimet e Policisë Rugore kanë ndaluar në Rrugën Bardhyl automjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin A. D., pasi është konstatuar që mbante në vendin e parë të mjetit, një fëmijë pa sisteme fiksimi, duke qenë në shkelje të rëndë të Kodit Rrugor. Gjatë kontrollit policor, në komunikimin me efektivët, drejtuesi i mjetit ka shfaqur shenja të përdorimit të alkoolit. Pasi i është kërkuar që të kryejë testin e alkoolit, ai ka refuzuar dhe është larguar menjëherë me mjet, me shpejtësi, dhe për këtë arsye, punonjësit e Policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe në rrugën "4 Dëshmorët" kanë bërë ndalimin e tij.

Drejtuesi i mjetit sërish ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit dhe pas këtij kundërshtimi të dytë është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, Tiranë, ku edhe në ambientet e Komisariatit ka refuzuar t’i nënshtrohej testit të alkoolit. Gjatë shoqërimit për në Komisariat të drejtuesit të mjetit, janë njoftuar familjarët e fëmijës 5-vjeçar, i cili është marrë më pas nga nëna e tij. Pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se shtetasi A. D. drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.86 mg/l. Përveç ndëshkimit për shkeljet rrugore, ku i është pezulluar leja e drejtimit për 24 muaj, iu zbtritën 15 pikë nga leja e drejtimit dhe u ndëshkrua me masë administrative me 30.000 lekë të rinj. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit për veprat penale të “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

policia e shtetit

Sondazh

Poll