Aktualitet

U arrestua nga RENEA? "Kel Çami" është i lirë, i ka mbyllur 'hesapet' me drejtësinë

Siç bën me dije dhe gazetari Artan Hoxha, Xhaferri i ka mbyllur "punët" me drejtësinë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndaj dhe nuk është më në kërkim.

14 Qershor 2022, 18:39 Nga k.m.
U arrestua nga RENEA? "Kel Çami" është i lirë, i
"Kel Çami"

TIRANË- Klemend Xhaferri është i lirë. "Kel Çami" është lënë i lirë disa orë pasi u shoqërua në Komisariatin e Policisë së Elbasanit, gjatë aksionit të RENEA-ve në zonën e Elbasanit, pasditën e të premtes. Siç bën me dije dhe gazetari Artan Hoxha, Xhaferri i ka mbyllur "punët" me drejtësinë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ndaj dhe nuk është më në kërkim. Ndaj dhe Hoxha sqaron se të premten nuk është arrestuar, por vetëm shoqëruar në Komisariatin e Elbasanit.

Shikoni minutën 24:00

Artan Hoxha: Kanë shkuar në zonën e ish-Tregut në Elbasan. Operacioni fillestar nuk ka dhënë sukses. është shoqëruar edhe Kel Çami, por u lirua. Se nuk është person në kërkim. U lirua, shkuam tek Policia, u pa, u kontrollua, u lirua.

Cila është lidhja e "Kel Çamit" me vrasjen e ndodhur në Elbasan?

Klemend Ymer Xhaferri ( pseudonimi Kel Çami) ka qenë më parë i dënuar për disa vepra penale dhe i përfshirë në incidentin kundër punonjësve të policisë në Elbasan tek tregu ushqimor, duke thyer me forcë postobllokun e Policisë. Po ashtu, ai u përmend edhe në dosjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Paplekaj në Elbasan, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Sipas opozitës, ai ka qenë edhe pjesë e incidentit të ndodhur ditën e verës në Elbasan, ku simpatizatët demokratë u përplasën me ata të Partisë Socialiste, ndërsa mes tyre kishte dhe persona me precedentë penalë.

Për vrasjen e ndodhur në Elbasan, ai u shpall në kërkim më 22 prill, ai ishte i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, mbetur në tentativë”. Por duket se nuk ka më probleme me drejtësinë. 

artan hoxha kel cami klemend xhaferri renea në elbasan

Sondazh

Poll