Aktualitet

Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ kundër Ramës: Do të dh*esin sorrat, ke gjetur belanë

27 Korrik 2019, 05:47 Nga DOSJA
Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ kundër Ramës: Do të

Tiranë- Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama. Teksa dje ai iu bashkua protestës së aktorëve i thekoi kryeministrit se ka gjetur belanë me këto veprime që po ndërmerr.

Ai është shprehur ndaj Ramës se nuk varet nga gjatësia sa i mençur je. Sipas tij i lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat.

Bota nuk udhëhiqet nga numrat, por nga idetë. Le të thotë kryeministri sa ishim apo nuk ishim ne në protestë. Bota udhëhiqet nga idetë dhe idetë i kanë njerëzit e mençur.

Tani unë do bëj një dialog të vogël me kryeministrin tim të dashur. I dashur kryeministër, në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të do të thoja të shkëlqyer me përjashtim të fjalisë së fundit e cila ishte: “Nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”.

Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Apo e kam gabim? Pse na rreh neve pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Se këtë nuk arrij ta kuptoj. Po ta them edhe si të njohur të lashtë në Universitetin e Arteve.

Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë dhe ne kemi spektatorin tonë dhe kemi ata që na duan fort.

Do gjesh belanë, o që ke gjetur belanë… a e dëgjon çfarë po të them? Nuk varet nga gjatësia sa i mençur je. I lartë është edhe plepi, por e dhjesin sorrat…”,  tha Malkaj.

Ende vijon rezistenca e artistëve te Teatri Kombëtar, të cilët janë kundër shembjes së kësaj godine. Dy ditë më parë pati përplasje mes policisë, aktorëve dhe qytetarëve tek Teatri Kombëtar. Pasi policia rrethoi godinën për të bërë zbrazjen e saj, Basha dhe përfaqësues të PD shkuan në ndihmë të tyre. Ky i fundit deklaroi se teatri do të shpallet monument kulture dhe nënshkroi një marrëveshje me artistët.  (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama mehdi malkaj ngujimi tek teatri edi rama mehdi malkaj ngujimi tek teatri

Sondazh

Poll