Aktualitet

‘Kur ndodhi protesta isha larg’/ Aktori Medi Malkaj mesazh Ramës: Je kryeshërbëtor, unë jam kryepronari

26 Korrik 2019, 19:18 Nga DOSJA
‘Kur ndodhi protesta isha larg’/ Aktori Medi Malkaj mesazh

TIRANË– Aktori i njohur Medi Malkaj ka mbajtur një fjalim tek Teatri Kombëtar mbrëmjen e sotme. 

Në fjalën e tij, Malkaj ka njoftuar se në ditët e ardhshme do të mbajë një shfaqje në Teatër edhe pse shumica e pajisjeve janë nxjerrë jashtë. 

“Kur ndodhi protesta isha larg dhe nuk munda. Dua t’i flas pak kryeministrit. I dashur Kryeministër. Në vitin e largët 2013 ju përpara PS mbajtët një fjalim të shkëlqer me përjashtim “nga ky moment unë jam kryeshërbëtori juaj”. Kur jeni kryeshërbëtori, unë jam kryepronari. Pse na bie ne pronarëve 3 herë në ditë, para dhe pas buke. Po ta them edhe si të njohur. Ndeshja bëhet me dy takime. Deri dje ishte në fushën tënde, sot është në fushën tonë. Nuk varet nga gjatësia sa i zgjuar je,”-tha Malkaj. 

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet medi malkaj shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar medi malkaj shembja e teatrit kombëtar teatri kombetar

Sondazh

Poll