Aktualitet

‘Teatri’/ Aktori Budina thirrje kolegëve: Ndryshoni mendjen, edhe ti Berti, të kam vëlla

26 Korrik 2019, 19:02 Nga DOSJA
‘Teatri’/ Aktori Budina thirrje kolegëve: Ndryshoni mendjen,

TIRANË– Aktori Edmond Budina ka mbajtur një fjalim para të kolegëve dhe aktivistëve të mbledhur para Teatrit Kombëtar. 

Gjatë fjalës së tij, Budina iu “hakërrue” dy kolegëve të tij që e kishin akuzuar se nuk donte që të shembej Teatri pasi ishtë i politizuar. 

Gjithashtu aktori i dërgoi një mesazh edhe kolegëve të tjerë që mund të kenë ndryshuar mendjen lidhur me çështjen e Teatrit. 

“Më dilni para se ju njoh mirë. Jeni nja dy ju. Na keni akuzuar për të blerë dhe të politizuar. Dilni para dhe na i thoni. Ishim këtu për të mbrojtur Teatrin. Kemi marrë mbështetje nga PD? Bravo na qoftë. Ata po mbojnë kulturën shqiptare dhe ne do t’i mbështesim. Nëse nuk i respektojnë paktet ne do të jemi kundër tyre. Nuk kemi ç’bëjmë. Kjo është e vërteta. Nëse ndryshoni mendjen, këtu jeni të mirëpritur. Bravo Rajmonda. Edhe Bertin e presim, e kam vlla e kam shok edhe mik,“-tha Budina. 

Ditën e djeshme Guljem Radoja pyeti aktorin tjetër Robert Ndrenikën se përse nuk protestonte për Teatrin. Ky i fundit iu përgjigj se nuk ishte mirë me shëndet. Artisti i njohur shprehet se nuk është shitur, ndërsa me ironi shton se ka “marrë 200 mijë euro”.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond budina ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar edmond budina ngujimi te teatri kombëtar shembja e teatri kombetar

Sondazh

Poll