Bota

Forcat ruse shkatërojnë tre urat në Sievierodonetsk, bllokohen civilët

Shkatërrimi nga forcat ruse të dy urave të mbetura mbi lumin Siverskyi Donets gjatë dy ditëve të fundit i lë civilët e bllokuar pa shpëtim

14 Qershor 2022, 08:54 Nga d.d
Forcat ruse shkatërojnë tre urat në Sievierodonetsk, bllokohen
Foto ilustruese

UKRAINË-Kyretari i Bashkisë së rajonit Luhansk, Serhiy Haidai, ka njoftuar se forcat ruse kanë ndërprerë të gjitha rrugët e fundit për të dalë nga Sievierodonetsk duke shkatërruar të tre urat për në qytetin lindor.

"Rusët kanë "kapur plotësisht" qytetin dhe një pjesë e qytetit ishte nën kontrollin e Ukrainës. Evakuimi dhe transporti i ngarkesave njerëzore tani është i pamundur" tha Haidai.

Sipas The Guardian, shkatërrimi nga forcat ruse të dy urave të mbetura mbi lumin Siverskyi Donets gjatë dy ditëve të fundit i lë civilët e bllokuar pa shpëtim në perëndim të qytetit fqinj Lysychansk, i cili gjithashtu po bombardohet, por mbetet në duart e Ukrainës.

Lufta në Ukrainë sot ka hyrë në ditën e 111. Forcat ruse vazhdojnë me sulme ajërore dhe tokësore në Ukrainë. Me dhjetra civilë dhe ushtarë po vdesin nga sulmet e vazhdueshëm.

 

lufta ukraine-rusi serhiy haidai

Sondazh

Poll