Aktualitet

I erdhën me postë 4 mijë karta SIM, policia procedon penalisht një person

Pakoja postare me 3991 karta SIM angleze, dyshohet se mund të përdoret nga persona të përfshirë në grupe kriminale.

14 Qershor 2022, 09:07 Nga A.B

 

I erdhën me postë 4 mijë karta SIM, policia procedon penalisht
Policia Tirane

TIRANË- Një person është proceduar nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se pakoja me 4 mijë karta SIM të ardhura nga Angli, do t'i dërgohej atij. Pakoja postare me 3991 karta SIM angleze, dyshohet se mund të përdoret nga persona të përfshirë në grupe kriminale. Në ngarkim të shtetasit M. H., janë ngritur akuzat për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”.

NJOFTIMI: 

Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.

sekuestrohen karta sim ne rinas

Sondazh

Poll