Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon: Biden do të rikandidojë për President dhe në 2024

14 Qershor 2022, 08:02 Nga A.B
Shtëpia e Bardhë konfirmon: Biden do të rikandidojë për
Joe Biden

SHBA- Joe Biden do të rikandidojë për postin e Presidentit edhe në vitin 2024. Daily Mail shkruan se lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean –Pierre e cila konfirmoi synimin e Joe Biden për të rikandiduar për president në vitin 2024.

‘Për të qënë të qartë, presidenti e ka thënë disa herë: ai synon të rikandidojë në vitin 2024’- tha zëdhënësja.

Biden është tashmë presidenti më i vjetër në historinë e SHBA-së, nëse ai do të rizgjidhet në vitin 2024, ai do të jetë 82 vjeç në kohën e marrjes së postit dhe 86 vjet në fund të mandatit të tij të dytë.

joe biden

Sondazh

Poll