Bota

Vrau burrin/ Shkrimtarja e 'Si të vrasësh burrin tënd' dënohet me burg përjetë

Crampton Brophy, u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë muajin e kaluar.

14 Qershor 2022, 07:28 Nga A.B
Vrau burrin/ Shkrimtarja e 'Si të vrasësh burrin tënd'
Nancy

SHBA- Shkroi për vrasje dhe për këtë do të shkojë në burg. Nancy Crampton Brophy, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatës i Oregon. 71-vjeçarja, autorja e librit "Si të vrasësh burrin tënd", është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen me armë zjarri të bashkëshortit të saj.

Crampton Brophy, u shpall fajtore për vrasje të shkallës së dytë muajin e kaluar. Një juri zbuloi se ajo qëlloi bashkëshortin e saj prej 26 vitesh në vitin 2018 për të përfituar një pagesë prej 1.5 milion dollarësh (1.2 milion £) për sigurimin e jetës.

Përpara krimit, Crampton Brophy kishte shkruar romane të tilla si "Burri i gabuar" dhe "Dashnori i gabuar".

Burri i saj i ndjerë, Daniel Brophy, ishte një kuzhinier dhe mësues në Institutin Kulinar të Oregonit. Ai u gjet i vrarë me dy plumba në kuzhinën e Institutit në qershor 2018.

shba nancy crampton brophy

Sondazh

Poll