Bota

Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme

Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet “të dorëzohen ose të vdesin”, ka thënë një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

13 Qershor 2022, 22:45 Nga I.A
Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme
Volodymyr Zelensky

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për Severodonetsk, qytetin me rëndësi strategjike në lindje që forcat ruse janë afër pushtimit të plotë.

"Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme," thotë Zelensk.

Të tre urat që të çojnë në qytet janë shkatërruar, njoftoi guvernatori rajonal më herët këtë mbrëmje. Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet “të dorëzohen ose të vdesin”, ka thënë një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Ai thotë se mendon se kostoja njerëzore e betejës për rajonin lindor të Donbasit pa dyshim do të mbahet mend në historinë ushtarake si një nga betejat më të dhunshme në Evropë. Në fillim të këtij muaji, Zelensky tha se ushtria e tij po humbte "midis 60 dhe 100 ushtarë" në ditë në betejën për Donbas.

"Kemi të bëjmë me të keqen absolute. Dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse të ecim përpara dhe të çlirojmë territorin tonë," shton ai.

volodymyr zelensky lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll