Bota

Dorëheqja e Haradinajt, Washingtoni: Kryeministri nuk zëvendësohet, Kosova të mbajë zgjedhje në Shtator

26 Korrik 2019, 19:56 Nga DOSJA
Dorëheqja e Haradinajt, Washingtoni: Kryeministri nuk

SHBA- Dy diplomatët amerikanë, Edward Joseph dhe Daniel Serwer, i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Jospeh ka thënë se qeveria nuk mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë gjysmake duke e zëvendësuar Haradinajn nga një figurë tjetër politike.

Sipas tij, duke parë këtë situatë zgjedhjet e reja janë jetike, për të zgjedhur një qeveri që përfaqëson vullnetin e popullit.

“Për një çështje tepër të rëndësishme si marrëdhënia e Republikës së Kosovës me Republikën e Serbisë, është jetike të ketë një qeveri të zgjedhur që përfaqëson në mënyrë të saktë vullnetin e gjithë popullit të Kosovës, shqiptarët dhe serbët. Mendoj se është e vështirë të vazhdohet në kushtet e një gjysmëboshllëku, ku pasi largohet një kryeministër, ai zëvendësohet me një tjetër, jo me procesin e duhur politik. Pra jo përmes funksioneve të rregullta parlamentare, por përmes faktorëve të jashtëm. Unë nuk i shoh zgjedhjet si pengesë. Dialogu ka ngecur për shkak të tarifës së vendosur ndaj mallrave serbe. Pra, unë nuk e shoh si pengesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme”, kishte thënë diplomati amerikan, shkruan Gazeta Express.

Se zgjedhjet e reja janë zgjidhje e ka thënë edhe Daniel Serëer. Sipas tij, pas dorëheqjes së Haradinajt, mundësia për të shkuar në zgjedhje është shumë më e madhe se sa kishte qenë kur ato i kishte kërkuar opozita.

“Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësia për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, kishte deklaruar Serëer për Zërin e Amerikës.

Ndërkohë dje drejt caktimit të datës së zgjedhjeve ka lëvizur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Megjithatë duket se kreu i shtetit do të kërkojë fillimisht një mandatar nga koalicioni PAN, për ta zëvendësuar Haradinajn.

E në rast se asnjë prej partive (PDK-NISMA-AKR+ tjerat) nuk do të ketë asnjë propozim, atëherë ai do të fillojë konsultimet me të gjitha partitë për të caktuar datën e zgjedhjeve.

Njohësit e Kushtetutës ndërkohë thonë se për të shkuar në zgjedhje të reja duhet shpërbërë Kuvendi i Republikës së Kosovës, me 2/3 e votave.

Ndërkohë Televizioni Publik i Kosovës i thirrur brenda burimeve të Presidencës ka raportuar se zgjedhjet mund të mbahen më 8 shtator. 

Marrë nga Ekspres

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni daniel serwer dorehiqet ramush haradinaj edward joseph ramush haradinaj washington zgjedhjet parlamentare daniel serwer dorehiqet ramush haradinaj edward joseph ramush haradinaj washington zgjedhjet parlamentare

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2019, 14:28

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

BRIATNI E MADHE – Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson...