Bota

Digjen mijëra hektarë pyje në Siberi, flakët e mëdha nuk kanë të ndalur

26 Korrik 2019, 16:53 Nga DOSJA

SIBERI-  Zjarre të përmasave të mëdha po shkatërrojnë Arktikun, dhe zona të mëdha të Siberisë, Skandinavisë veriore, Alaskës dhe Groenlandës janë të përfshira nga flakët.

Rrufeja shpesh shkakton zjarret në rajon por këtë vit ato janë përkeqësuar nga temperaturat e verës që janë më të larta se mesatarja për shkak të ndryshimeve klimatike.

Mark Parrington, një ekspert i zjarreve në Shërbimin e Monitorimit të Atmosferës së Kopernikut, i përshkroi ato si “të paprecedentë”.

Ka qindra zjarre që mbulojnë kryesisht rajonet e pabanuara në të gjithë Rusinë lindore, skandinavinë veriore, Grenlandën dhe Alaskën.

Por tymi po prek zonat më të gjëra, duke kapur pjesën më të madhe të Rusisë.

Qytetet në Rusinë Lindore kanë shënuar një rënie të ndjeshme të cilësisë së ajrit që nga zjarret.

Marrë dhe përkthyer nga BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hetare me pyje siberi zjarr hetare me pyje siberi zjarr

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2019, 14:28

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

BRIATNI E MADHE – Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson...