Bota

Shpëtonin anijet e refugjatëve, dy të rinjtë po përballen me dënimin 25 vite burg nga Greqia

26 Korrik 2019, 19:45 Nga DOSJA
Shpëtonin anijet e refugjatëve, dy të rinjtë po

GREQI – Sean Binder, është një djalë-25 vjeçar Irlandez i cili ka përjetuar tragjeditë më të mëdha në jetën e tij. Ai ka parë sesi refugjatët zhyteshin në det, humbisnin e mbyteshin dhe nuk mundej të bënte asgjë ata, nuk i ndihmoi dot.

Duke qenë djali i një refugjati vietnamez, kjo është një çështje shumë delikate për jetën e tij, prandaj dhe për Seanin kishte një vend të veçantënë zemrën e tij.

25-vjeçari u bë vullnetar në një Oragnizatë Jo Qeveritare  greke, u punësua më vonë aty dhe u trajnua për shpëtimin e refugjatëve.

Që nga kjo kohë nisi të shpëtojë dhe ndihmojë shumë varka të refugjatëve që ishin në momente delikate, gati të mbyteshin.

Ai sëbashku me një bashkëpunëtore tjetër të Organizatës Jo Qeveritare, Sarah Mardini që ndihmuan refugjatët po hetohen nga shteti grek, dhe po përballen me dënim teje të rëndë, me  25 vjet burg, pasi sipas tyre kanë bërë një punë të paligjshme me refugjatët.

Ndërkohë “Amnesty International” e cila është një Organizatë Joqeveritare me qendër në Londër e përqendruar në të drejtat e njeriut, i ka bërë thirrje shteti grek për të tërhequr akuzat kundër dy të rinjve vullnetarë, Sean Binder dhe Sarah Mardini.

“Nënshkruani peticionin: Tregoni Greqisë se duhen t’i heqin akuzat kundër Sarah dhe Sean”- shkruan Amnesty International.

(A.C/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni greqia denon me 25 vite burg dy te rinjte sarah dhe sean ndihmonin anijet e refugjateve greqia denon me 25 vite burg dy te rinjte sarah dhe sean ndihmonin anijet e refugjateve

Sondazh

Poll

Bota 26 Korrik 2019, 14:28

BE i tregon kufijtë Boris Johnsonit

BRIATNI E MADHE – Presidenti në detyrë i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker e ka hedhur poshtë kërkesën e kryeministrit të ri britanik Boris Johnson...