Bota

Ukraina krijon dy rrugë për të eksportuar grurin dhe të shmangë krizë ushqimore

Dmytro Senik tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës kishte ndaluar eksportet e drithërave të Kievit në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesa të gjera dhe rritje të çmimeve.

12 Qershor 2022, 14:23 Nga d.a
Ukraina krijon dy rrugë për të eksportuar grurin dhe të
Foto Ilustruese

UKRAINË- Ukraina ka krijuar dy rrugë përmes Polonisë dhe Rumanisë për të eksportuar grurë dhe për të shmangur një krizë globale ushqimore, megjithëse pengesat kanë ngadalësuar zinxhirin e furnizimit, tha të dielën zëvendësministri i Jashtëm i Kievit.

Dmytro Senik tha se siguria globale e ushqimit ishte në rrezik sepse pushtimi rus i Ukrainës kishte ndaluar eksportet e drithërave të Kievit në Detin e Zi, duke shkaktuar mungesa të gjera dhe rritje të çmimeve.

Ukraina është eksportuesi i katërt më i madh në botë i drithërave dhe thotë se ka rreth 30 milionë ton drithë të magazinuara në territorin e kontrolluar nga Ukraina, të cilin ajo po përpiqet t'i eksportojë nëpërmjet rrugëve, lumenjve dhe hekurudhave.

Ukraina ishte në bisedime me shtetet baltike për të shtuar një korridor të tretë për eksportet e ushqimit, tha Senik. Ai nuk dha detaje se sa drithë tashmë ka lëvizur apo do të lëvizet nëpër këto rrugë.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll