Aktualitet

Detaje të reja/ E hodhën në erë dje brenda makinës, Sadikaj ishte burgosur në Greqi, shok me Alket Rizain

Prokuroria e Tiranës po heton disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve për shkak të trazirave në të cilat ishte përfshirë në Greqi.

12 Qershor 2022, 15:34 Nga k.m.
Detaje të reja/ E hodhën në erë dje brenda makinës,
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Në makinën e Aleksandër Sadikaj, hetuesit dyshojnë së është vendosur rreth 500 gram tritol. Burime për gazetaren Klodiana Lala bëjnë me dije se për vrasjen e tij, Prokuroria e Tiranës po heton disa pista, përfshirë edhe atë të larjes së hesapeve për shkak të trazirave në të cilat ishte përfshirë në Greqi. Madje për një kohë të gjatë ka vuajtur dënimin dhe me Alket Rizain në Greqi.

Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

Në pyetje janë marrë edhe familjarët dhe të afërmit e tij. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe janë shprehur se nuk kanë pasur ndonjë konflikt.

aleksandër sadikaj vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll