Aktualitet

“Jetoja vetëm për ty”/ Rrëqeth motra 27-vjeçarit që u vra dje me tritol: Më merr edhe mua me vete

Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj ku i dedikon disa rreshta prekës.

12 Qershor 2022, 14:26 Nga k.m.
“Jetoja vetëm për ty”/ Rrëqeth motra
Aleksandër Sadikaj

TIRANË- Motra e 27-vjeçarit Aleksandër Sadikaj, i cili u vra ditën e djeshme në një atentat me tritol, ka bërë një reagim prekës për vëllanë që humbi. Ajo ka ndarë foton e 27-vjeçarit që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj ku i dedikon disa rreshta prekës. Mes të tjerash, ajo shkruan se jetonte vetëm për të vëllanë dhe sot nuk ka më jetë.

"Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse,"-shkruan ajo.

“Jetoja vetëm për ty”/ Rrëqeth motra
Aleksandër Sadikaj

Sadikaj u vra dje brenda një mjeti me tritol, por nuk ishte i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi ishte përfshirë dhe ishte dënuar, që nga vjedhja, te tentativa e vrasjes, madje probleme me drejtësinë kishte pasur edhe në Greqi. Sadikaj akuzohej për një vrasje të ndodhur 6 vite më parë në Athinë, për prishjen e pazareve të drogës. 27-vjeçari i vrarë në atentat ishte njeri i afërt i shtetasit Q.R., i cili vite më parë ka kryer vrasje në Gjirokastër. Po ashtu, Sadikaj është njeri i afërt me të fortin e Memaliajt, me inicialet A.K., i cili është nën akuzë nga belgët për vrasjen e dy vëllezërve Çaça, të ekzekutuar në 13 prill të viti 2001 në Belgjikë.

vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll