Aktualitet

Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë dhunonte gruan e tij, i riu drejtonte motorin i dehur

Ndërsa një tjetër është arrestuar, me inicialet  K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë

12 Qershor 2022, 13:54 Nga d.d
Arrestohet 46-vjeçari në Tiranë dhunonte gruan e tij, i riu
Policia e Shtetit

TIRANË-5 persona janë arrestuar për vepra të ndryshme penale. Qytetari me inicilet T. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. A. Xh., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë, është arrestuar pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. Ndërsa një tjetër është arrestuar, me inicialet  K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi drejtonte motomjetin, në gjendje të dehur.

Njoftim i Policisë së Tiranës

"Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë shtetasin T. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.Ç. C., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi. A. H., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin me monopatinë M. Ç., 33 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale"

policia e shtetit

Sondazh

Poll