Aktualitet

Adoleshenti mbërrin në spitalin e Elbasanit me plagë, shoqërohet nga dy patrulla policie

Dhoma ku është shtruar adoleshenti rruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit, ndërsa nuk dihet as identiteti i adoleshentit të lënduar.

12 Qershor 2022, 15:28 Nga k.m.

Adoleshenti mbërrin në spitalin e Elbasanit me plagë,

ELBASAN- Një adoleshent ka mbërritur pak minuta më parë në spitalin kirurgjikal të Elbasanit i shoqëruar nga dy patrulla policie. Sipas burimeve të Dosja.al, i riu ka plagë në trup dhe trauma, por nuk dihet se çfarë i ka ndodhur. 

Dhoma ku është shtruar adoleshenti rruhet në masa të rrepta sigurie nga ana e policisë si dhe nga prindërit, ndërsa nuk dihet as identiteti i adoleshentit të lënduar. Ende janë të pa qarta motivet e plagosjes së të riut, por përjashtohet mundësia e plagosjes me armë të ftohtë apo armë zjarri.

vijon...

plagoset adoleshenti ne elbasan

Sondazh

Poll