Aktualitet

U gjet e vdekur dje në Greqi, burri i 62-vjeçares shqiptare dorëzohet në polici: Nuk e kam vrarë, ika se nuk kam letra

Burri, i cili është nga Bilishti i Korçës, është pa dokumenta dhe leje qëndrimi dhe kjo sipas tij ishte arsyeja pse ai u largua nga shtëpia duke mohuar përfshirjen në vdekjen e së shoqes.

12 Qershor 2022, 12:23 Nga d.a
U gjet e vdekur dje në Greqi, burri i 62-vjeçares shqiptare
Shpia ku jetonte cifti shqiptar

GREQI- Është shfaqur dhe është arrestuar partneri shqiptar i 62-vjeçares që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Gyzi të Athinës ditën e djeshme.

Sipas mediave vendase, burri, i cili është nga Bilishti i Korçës, është pa dokumenta dhe leje qëndrimi dhe kjo sipas tij ishte arsyeja pse ai u largua nga shtëpia duke mohuar përfshirjen në vdekjen e së shoqes.

Sipas autoriteteve skenari i vrasjes është hedhur poshtë dhe dyshimet janë për një vdekje natyrale por përgjigje të qarta do të japë ekspertiza mjeko-ligjore.

Sipas informacioneve në banesën në rrugën “Vergovitsi”, nuk ka asnjë gjurmë shkeljeje apo gjurmë që të tregojnë se në vend ishte kryer kontroll. Informacionet kërkonin që njerëzit e ekipit të policisë greke të kishin marrë urdhër, të ndalonin këdo që gjenin, që i ngjante të kërkuarit dhe ta kontrollonin.

Njëkohësisht policia është në pritje të plotësimit të raportit mjeko-ligjor, për të zbuluar se nga ka ardhur vdekja e 62-vjeçares shqiptare. Ajo u gjet me të nxira në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj, por përtej supozimeve, për momentin nuk mund të ketë një përfundim të sigurt, pasi shtëpia nuk kishte shenja shkeljeje.

Nga aty policia konstatoi se shtëpia në Gyzi ku u gjet e vdekur 62-vjeçarja është në gjendje të mjerueshme, kushtet janë shumë të këqija, ndërsa sipas informacioneve që ka mbledhur çifti nuk ka pasur një jetën normale dhe hanin çka gjenin. Në të njëjtën kohë, informacionet thonë se bashkëshorti i 62-vjeçares ka vrapuar drejt shtëpisë tjetër dhe ka kërkuar ndihmë nga një fqinj, i cili ka parë gruan e vdekur. Në fakt, burri me ndihmën e fqinjit të tij ka telefonuar ambulancën. Mirëpo, fqinjët e çiftit në Gyzi e cilësojnë burrin e viktimës si person që pinte shpesh dhe përfshihej në sherre. Megjithatë, ata theksojnë se nuk e kishin dëgjuar kurrë çiftin të ziheshin dhe burrin të kishte lidhje me 62-vjeçarin.

vdes shqiptarja ne greqi

Sondazh

Poll