Aktualitet

E kishte marrë me qira/ Merr flakë banesa e turistit kosovar te “Shkëmbi i Kavajës”

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, banesa ishte marrë me qira nga një turist nga Kosova.

12 Qershor 2022, 12:33 Nga k.m.
E kishte marrë me qira/ Merr flakë banesa e turistit kosovar te
Foto ilustruese

DURRËS- Një banesë ka marrë flakë mesditën e sotme në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, banesa ishte marrë me qira nga një turist nga Kosova. Ky i fundit është identifikuar vetëm me inicialet, J. S., 43 vjeç, e se aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I PLOTË:

Më datë 12.06.2022, në lagjen nr. 13, Durrës, në zonën e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, në banesën e marrë me qira nga shtetasi kosovar J. S., 43 vjeç, ka rënë zjarr. Si pasojë është lënduar lehtë shtetasi J. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të zjarrit.

durres banesa ne flake

Sondazh

Poll