Aktualitet

Motori del nga rruga në Greqi, humb jetën 18-vjeçari shqiptar, plagoset drejtuesi i mjetit

Siç bëjnë me dije mediat greke, aksidenti ka ndodhur në orën 07:20 të mëngjesit, ku një motoçikletë është përplasur me një fuoristradë. 

12 Qershor 2022, 12:21 Nga k.m.
Motori del nga rruga në Greqi, humb jetën 18-vjeçari shqiptar,
Foto ilustruese

GREQI- Një 18-vjeçar shqiptar, i paidentifikuar, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me motor në Greqi. Siç bëjnë me dije mediat greke, aksidenti ka ndodhur në orën 07:20 të mëngjesit, ku një motoçikletë është përplasur me një fuoristradë. 

Si pasojë, 18-vjeçari shqiptar ka ndërruar jetë në vend. Sipas informacioneve, i riu që humbi jetën ishte pasagjer në mjetin që drejtohej nga bashkëmoshatari i tij, i cili nuk kishte leje drejtimi. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, e pritet që të arrestohet nga Policia.

Kjo pasi i jepte mjetit edhe pse i ishte hequr patenta për drejtimin e mjetit.

vdes shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll