Aktualitet

Atentati ndaj Sadikajt, familjarët: Nuk kemi konflikte, nuk e dimë kush e organizoi

Sipas familjarëve, ata nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe janë shprehur se nuk kanë patur ndonjë konflikt. Në dëshminë e tyre ata theksojnë se nuk e kanë idenë se kush mund të kenë qënë personat që kanë dashur vdekjen e Sadikajt.

12 Qershor 2022, 10:35 Nga d.a
Atentati ndaj Sadikajt, familjarët: Nuk kemi konflikte, nuk e dimë
Aleksander sadikaj

TIRANË- Ditën e djeshme u ekzekutua në një atentat mafioz 27-vjeçari nga Memaliaj Aleksandër Sadikaj teksa ishte duke lëvizur me makinë në autostradën pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.

Ndërkohë janë marrë në pyetej familjarët dhe të afërmit e tij për të ditur lëvizjet e tij të fundit dhe a kishte patur ndonjë kërcënim apo konflikt.

Sipas familjarëve, ata nuk kanë asnjë dyshim se kush mund të jetë autori i ngjarjes dhe janë shprehur se nuk kanë patur ndonjë konflikt. Në dëshminë e tyre ata theksojnë se nuk e kanë idenë se kush mund të kenë qënë personat që kanë dashur vdekjen e Sadikajt.

Ndërkohë sipas inforamcioneve paraprake, policia dyshoh se autorët janë vrasës me pagesë dhe se atentati është urdhëruar nga një person që mund të ketë patur konflikte me Sadikajn. Gjithashtu thuhet se autorët kanë pasur dijeni për të gjitha lëvizjet, mendohet se e kanë ndjekur dhe janë kujdesur të mos bien në sy të kamerave të sigurisë.

 

vritet aleksander sadikaj

Sondazh

Poll