Art&Argëtim

Besa tregon si reaguan prindërit kur u tha se do bëhej këngëtare: Nuk shkulën flokët nga gëzimi

Ajo shtoi se ata nuk e dinin nëse Besa do të kishte një karrierë pozitive.

11 Qershor 2022, 23:38 Nga F.M
Besa tregon si reaguan prindërit kur u tha se do bëhej
Besa Kokedhima

TIRANË- Besa Kokëdhima ka rrëfyer se si reaguan prindërit e saj kur u tha se donte të bëhej këngëtare. Në një intervistë për Ledion Liçon në “A live night”, Kokëdhima tha se ata ishin të mbushur me pikëpyetje në lidhje me atë që e priste vajzën e tyre në këtë fushë. Ajo shtoi se ata nuk e dinin nëse Besa do të kishte një karrierë pozitive.

“Unë fillova aktivitet e para në kolegjin që ndiqja. Prindërit e mia nuk është se po shkulnin flokët nga gëzimi, unë e kuptoj sot pak më ndryshe se kur je i vogël në atë moment thua pse s’më mbështesin, jo siç mendon sot. Sidomos prindërit që nuk janë muzikantë, kanë merakun që duke e mbështetur…se vetë nuk dinë ta mbështesim apo jo, a ka vërtetë talent, sa talent ka. Pasi sigurohen a kanë talent, vjen pyetja numër dy dhe të gjitha nenet do të ishin se sa funksionale do të ishte një karrierë e tillë në vendi tonë, si e bën jetën një artist, sepse kur e kthen diçka në profesion ka plot të tjera të dhëna që duhen konsideruar”, tha Besa.

besa kokedhima

Sondazh

Poll