Art&Argëtim

Vajza merr pjesë në 'Love Island'/ Ish-futbollisti i Liverpulit: S'dua ta shikoj duke u puthur

Në ekran u shfaq vajza e tij e veshur me bikini dhe që shtrihej në një shtrat me një djalë 27-vjeçar i quajtur Davide.

11 Qershor 2022, 14:04 Nga j.c
Vajza merr pjesë në 'Love Island'/ Ish-futbollisti i
Michael Owen dhe vajza e tij

MBRETËRIA E BASHKUAR-  Legjenda e futbollit Michael Owen ishte jashtë vendit në fillim të kësaj jave, kur vajza e tij 19-vjeçare Gemma bëri debutimin e saj në Love Island.

Ish-futbollisti i Liverpool-it nuk kishte parë asnjë episod të emisionit të takimeve deri në atë moment. Në ekran u shfaq vajza e tij e veshur me bikini dhe që shtrihej në një shtrat me një djalë 27-vjeçar i quajtur Davide.

Owen pranoi se ishte pak i hutuar nga rregullat e Love Island, veçanërisht faktin që konkurentët që mezi e njohin njëri-tjetrin ndajnë një shtrat. Sipas Daily Mail, ai ka treguar se ka shumë të vështirë të shikoj vajzën e tij teksaj puthet me një njeri të panjohur.

“Nëse ka kontakt fizik, mendoj se do të hedh diçka në ekran. Nuk dua të shoh puthjen. Mos më bëj të shoh puthjen!”-i tha ai gruas së tij.

Ai këmbëngul se Gemma, më e madhja nga katër fëmijët e tij, nuk dëshironte gjithashtu të puthej.

“Kjo ishte një nga gjërat për të cilat ajo ishte më e shqetësuar, rregulli i puthjes që ato kishin. Unë nuk dija asgjë për shfaqjen, por shqetësimi ishte se ajo do të duhej të puthte me patjetër djemtë që dilte në takim,”-tha ish- futbollisti.

Familja e ish-futbllistit kanë qenë shumë të mërzitur pasi vajza e tyre është kritikuar shumë për pamjen e jashtme. Në rrjetet sociale kan shpërthyer komente mbi shëndetin e saj, ngjyrën e lëkurës, buzëqeshjen, flokët. Prindërit e saj I kërkojn ndjekësve të emisionit të shikojnë përtej pamjes fizike pasi vajza e tyre është shumë e talentuar e zgjuar dhe e qeshur.

“Ajo është vajza më e mrekullueshme që mund të takoni.Ajo është e zgjuar dhe qesharake dhe e sjellshme. Ajo nuk është me dy fytyra. Ajo është besnike, një person i denjë,”-tha ai.

michael owen

Sondazh

Poll