Art&Argëtim

Besa rrëfen raportin me të atin: Ai ngjan autoritar, por ne shkojmë shumë

Besa shprehet se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

11 Qershor 2022, 22:33 Nga F.M
Besa rrëfen raportin me të atin: Ai ngjan autoritar, por ne
Besa Kokëdhima

TIRANË- Këngëtarja Besa Kokëdhima ka rrëfyer se çfarë raporti ka me babanë e saj, Koço Kokëdhima. E ftuar në “A live night”, në Top Channel, Besa shprehet se ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me të atin, pasi edhe ngjajnë shumë me njëri-tjetrin.

“Marrëdhënia ime me babanë tim është një marrëdhënie thellësisht e ngushtë, një pjesëz mendoj se unë e kam jetuar një copëz të jetës sime në kontekstin zakonor si ai ka jetuar duke qenë se ka qenë prejardhja e tij. Një arsye tjetër është se ne kemi disa ngjashmëri karakteriale, kemi atë marrëdhënie që pjesën më të madhe të kohës kuptohemi me sy. Kemi qasje të përbashkëta emocionale, jeni të dy shumë emocionalë, për ata që s’e njohin ai duket pak autoritar dhe jo lehtësisht i aksesueshëm. Kam dëgjuar se njerëzit që kështu mendojnë edhe për mua, por ata që më njohin jam shumë emocionale dhe një karakter shumë i fortë,"- tha Besa.

besa kokedhima koco kokedhima

Sondazh

Poll