Art&Argëtim

"U kërkoj falje"/ Policia ndalon Mozzik në prag të performancës së tij në Tiranë, reperi: Sinqerisht është hera e parë që

Reperi është shprehur se kjo është hera e parë që i ndodh diçka e tillë si dhe u ka kërkuar falje të gjithë fansave të tij që nuk mundën ta shijojnë koncertin.

11 Qershor 2022, 17:00 Nga D.K
"U kërkoj falje"/  Policia ndalon Mozzik në prag të
Mozzik

TIRANË- Reperi Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është përballur me një incident të pakëndshëm teksa policia i ka ndërprerë mbrëmjen e djeshme koncertin e tij në një nga klubet e Tiranës. Arsyeja e ndërprejes së koncertit të reperit nuk dihet dhe pse kufizimet për muzikën e klubeve gjatë natës për shkak të Covid-19 janë hequr.

Për këtë incident ka reaguar me anë të një statusi në Instastory reperi, i cili është shprehur se kjo është hera e parë që i ndodh diçka e tillë duke u kërkuar falje të gjithë fansave të tij që nuk mundën ta shijojnë koncertin. Më tej Mozzik ka shtuar se këto veprime të policisë janë gabim pasi të gjitha kufizimet janë hequr.

Iu kërkoj falje të gjithë qytetarëve të Tiranës. Sonte unë erdha në klub që të përfundoj performancën time në Folie Terace, në ora 1:00 kishte forca të Policisë brenda që e ndalen muzikën. Nuk e di këto vendime e këto kufizime gjëra kush i bën por janë gabim. Ndërkohë që gjithë kufizimet janë larguar, qenka ende muzika problem. Sinqerisht është hera e parë e imja që më ka ndodhur kjo situatë. Kërkim falje gjithë atyre që ishin sonte prezent e në pritje të performancës, nuk ishte në dorën time asgjë, se po të ishte do digjej si gjithmonë me atmosferë! Po njerëzit ngelën një orë duke pritur për muzikë, prit e prit…kot vendime koti. Të pakuptimta, absurde. Gjithsesi e imja ishte të ju kërkoj falje se sonte kishim qëllim të kënaqemi po ja që e ndalën muzikën e na prishën komplet natën. Shihemi shumë shpejt! Tiranë ju dua,”-shkruan Mozzik në reagimin e tij.

"U kërkoj falje"/  Policia ndalon Mozzik në prag të

mozzik

Sondazh

Poll