Aktualitet

Sot u gjet i vrarë, në 2018-ën Gjikën e plagosën, shkak u bë vendi i punës

Gjika ka qënë i përfshirë edhe në një ngjarje tjetër. Më 4 korrik të 2018-ës, ai u qëllua me thikë brenda një lokali.

11 Qershor 2022, 07:37 Nga A.B
Sot u gjet i vrarë, në 2018-ën Gjikën e plagosën, shkak
Policia

FIER- Mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i Petraq Gjikës u gjet brenda serës në fshatin Mbrostar Ura, aty ku punonte si roje. Mirëpo, në të shkuarën Gjika ka qënë i përfshirë edhe në një ngjarje tjetër. Më 4 korrik të 2018-ës, ai u qëllua me thikë brenda një lokali.

Në atë kohë, Gjika pësoi lëndime në dorë dhe bark. Shkak i plagosjes u bë vendi i punës i Gjikës. Në atë kohë, 67-vjeçari kishte filluar punë si roje nate në një lokal, ku më parë punonte në të njëjtin pozicion autori i dyshuar i plagosjes. Ky i fundit mori hak duke e plagosur. 

Nuk dihet arsyeja e vrasjes së Gjikës, mirëpo grupi hetimor ka nisur punën për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes.

vritet petraq gjika

Sondazh

Poll