Aktualitet

Theu bravën e derës për t’u futur në Bashki, Duro: Paraardhësi im nuk na priti, pres të më urojë për detyrën

26 Korrik 2019, 15:43 Nga DOSJA
Theu bravën e derës për t’u futur në Bashki, Duro:

KORÇË– Kryetari i ri i Bashkisë së Devollit, Eduard Duro ka folur për herë të parë lidhur me marrjen e detyrës.

I ulur në karrigen e kryetarit të Bashkisë, Duro bëri premtimet e para duke u shprehur se nuk do të ketë asnjë largim politik nga detyra. 

Sot është dita kur iu dha fund janë procesi të stërgjatur. Kryetari i bashkisë nuk denjoi të na priste, prandaj u detyruam të hynim në këtë mënyrë. Ata punonjës që sot u terrorizuan dhe dolën të protestonin do të jenë pjesë e stafit tim të ri. Pres urim nga ish-kryetari, pasi unë e kam uruar kur ka filluar detyrën. Të hënën bashkia do të fillojë aktivitetin normal. Nuk do të ketë asnjë largim” tha ai.

I pyetur nga gazetarët e pranishëm mbi faktin se si ndihet që në ditën e tij të parë të punës theu derën kryesore, Duro iu përgjigj shkurt.

“Do t’i rregullojmë prapë,“- tha ai.

Sot u testua për herë të parë qëndrimi i prerë i Lulzim Bashës për të mos liruar zyrat. Kryetari i PD në këtë bashki, Bledjon Nallbati, nuk lejoi që socialistët të hynin në ambientet e bashkisë duke e zhvendosur kështu takimin në ambientet e prefekturës.

Në mbështetje të socialistëve në Devoll shkoi Balla e Peleshi. Në mbledhjen e zhvilluar në prefekturë, u betua kryetari i ri, Eduart Duro, si dhe Eroldin Begolli u zgjodh kryetar i Këshillit Bashkiak në Devoll.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet devoll eduard duro devoll eduard duro

Sondazh

Poll