Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Sarandë, goditet me thikë 26-vjeçari

Mësohet se një person me iniciale S.S për motive të dobta ka goditur me mjet prerës 26-vjeçarin me iniciale G.M.

10 Qershor 2022, 19:05 Nga I.A
Sherr mes të rinjve në Sarandë, goditet me thikë
Foto Ilustruese

SARANDË- Një sherr mes dy të rinje ka ndodhur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një person me iniciale S.S për motive të dobta ka goditur me mjet prerës 26-vjeçarin me iniciale G.M. I riu është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërkohë që autori është shpallur në kërkim.  

Njoftimi i Policisë:

Sarandë/Informacion paraprak Më datë 10.06.2022, në Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobta shtetasi S. S., ka goditur (gërvishur) me mjet prerës shtetasin G. M., 26 vjeç, banues në Sarandë, i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës. Punohet për kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

sherr ne sarande policia e shtetit

Sondazh

Poll