Aktualitet

E ndiqnin këmba-këmbës/ Marklen Haka kishte mbërritur në Shqipëri një ditë para atentatit

Mesa duket, personat që donin ta eliminonin, monitoronin hap pas hapi të gjitha lëvizjet e Hakës dhe sapo e kanë parë që është kthyer në fshat janë 'hedhur' në aksion për ta ekzekutuar. Ndaj

10 Qershor 2022, 18:28 Nga k.m.
E ndiqnin këmba-këmbës/ Marklen Haka kishte mbërritur
Marklen Haka

TIRANË- Detaje të reja janë zbuluar nga atentati ndaj Marklen Hakës, dy ditë më parë në Nikël të Fushë Krujës. Mësohet se 30-vjeçari prej kohësh nuk ndodhej në Shqipëri, e se kishte ardhur në vendin tonë vetëm një ditë para se t'i bëhej pritë, por automatik. Mesa duket, personat që donin ta eliminonin, monitoronin hap pas hapi të gjitha lëvizjet e Hakës dhe sapo e kanë parë që është kthyer në fshat janë 'hedhur' në aksion për ta ekzekutuar. Ndaj dhe e kanë qëlluar me breshëri plumbash teksa udhëtonte me një “Golf 6”, nga zona e Tapizës në drejtim të Niklës.

Vetë i riu ka dëshmuar se nuk ka parë asgjë, pasi makina tjetër që e ndiqte kishte xhama të zinj, e se është tentuar që t'i shpëtojë plumbave, edhe pse një e ka marrë në nofull. 

Por kjo nuk është hera e parë që Hakës i bëhet atentat. Në vitin 2019, ndaj tij u qëllua kur ndodhej në oborrin e shtëpisë, ku vetë shpëtoi me një plagosje në shpatull, ndërsa halla e tij, Shpresa Basha humbi jetën. Po ashtu, Marklen Haka nuk është emër i panjohur për Policinë e Shtetit, pasi më herët është dënuar më armëmbajtje pa leje të një pushke, ndërsa është akuzuar edhe për vrasje. Ngjarja për të cilën i riu këmbëngul se nuk është i përfshirë është ajo e ekzekutimit të një biznesmeni në Tiranë në 2011, mbas sulmit vdekjeprurës që i mori jetën Nadien Zenelit.

 

marklen haka nikel

Sondazh

Poll