Aktualitet

Grabitje me armë në Durrës, i riu zbret për nevojat personale, 'maskat' i marrin super-mjetin

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, pranë Kolegjit Turk në Durrës, ku Fiorenc Sadirajt i është 'zënë pritë' nga dy persona të maskuar, të cilët e kanë kërcënuar me armë dhe i kanë grabitur makinën.

10 Qershor 2022, 18:29 Nga k.m.
Grabitje me armë në Durrës, i riu zbret për nevojat
Foto ilustruese

DURRËS- Ishte nisur nga Vlora në drejtim të Durrësit, por ndaluan për të kryer nevojat personale, e si pasojë të riut i grabitën makinën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:35, pranë Kolegjit Turk në Durrës, ku Fiorenc Sadirajt i është 'zënë pritë' nga dy persona të maskuar, të cilët e kanë kërcënuar me armë dhe i kanë grabitur makinën.

Sipas dëshmisë që ai kanë dhënë në Komisiariatin e Durrësit, grabitësit e kishin kërcënuar më armë në kokë dhe i morën mjetin luksoz "Audi A7". Ky i fundit ka denoncuar në polici se makinën e kishte lënë ndezur dhe ka dalë jashtë saj për nevojat personale, ndërsa dy persona të maskuar me kapele dhe maskë anti-COVID ia kishin marrë.

“U nisa drejt Tiranës nga Vlora. Sa hymë në autostradë në Durrës ndalova për të kryer nevojat fiziologjike. Makinën e lashë hapur e me çelës ndezur. Dy persona e morën, por ishte errësirë dhe nuk munda t’i dalloja”, mësohet të ketë thënë ai.

Grabitje me armë në Durrës, i riu zbret për nevojat
Makina e vjedhur

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.06.2022, në Durrës, shtetasi F. S., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka kallëzuar se në afërsi të kolegjit “Turgut Ozal”, pasi ka ndaluar mjetin të cilin e kishte lënë të ndezur, dhe ka dalë jashtë tij për nevoja personale, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur mjetin tip “Audi A7”. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave te ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Vjedhja”.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu nga Vlora kanë bërë kallëzim në policinë e Durrësit, por ende mjet nuk është gjetur. 

grabitje ne durres durres fiorenc sadiraj

Sondazh

Poll