Aktualitet

FOTO/ Gjendet i pajetë holandezi në Sarandë, qeni i qëndron në krah

Mësohet se holandezi u gjet i vdekur nga fqinjët, pasi qeni i tij lehte me vajtim.

10 Qershor 2022, 18:32 Nga I.A
FOTO/ Gjendet i pajetë holandezi në Sarandë, qeni i qëndron
Foto Ilustruese

SARANDË- Një holandez me banim në Sarandëështë gjetur i vdekur në banesë ditën e sotme. Mësohet se holandezi me emrin Johan Van Wijk u gjet i vdekur nga fqinjët, pasi qeni i tij lehte me vajtim.

Pasi nuk arritën që të komunikonin me holandezin, fqinjët kanë njoftuar zjarrfikësit, në mënyrë që të hapnin banesën për të kontrolluar holandezin. Por aty kanë parë që holandezi ka humbur jetënm ndërkohë që nga fotoja e mëposhtme e publikuar nga Report Tv, shihet trupi i shtrirë, ndërsa qeni io tij i qëndron në krah.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 10.06.2022, në Sarandë, në ballkonin e banesë është gjetur i pajetë shtetasi hollandez J. W., 66 vjeç, banues në Sarandë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas ka ndryshuar jetë, për shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjeve.

FOTO/ Gjendet i pajetë holandezi në Sarandë, qeni i qëndron
Fotoja

johan van wijk

Sondazh

Poll