Aktualitet

U arratis nga burgu në Itali, Edison Pula kërkon prishjen e dënimit me 9 vite në Shqipëri

Pula është dënuar me vendim të formës së prerë, në mungesë nga Gjykata e Apelit Tiranë më 22 tetor të vitit 2018. Ai është shpalur fajtor për 3 vepra penale.

10 Qershor 2022, 17:38 Nga F.M
U arratis nga burgu në Itali, Edison Pula kërkon prishjen e
Edison Pula

ITALI- Edison Pula, 27-vjeçari i arratisur nga burgu i Trevisos në Itali po vijon betejën në distancë me drejtësinë shqiptare. Mësohet se i riu përmes avokatit të tij mbrojtës i është drejtuar gjykatës së Lartë me rekurs për prishjen e dënimit me 9 vite burg për akuzat e “vjedhjes” “vjedhjes me dhunë” dhe “largimi i të burgoaurit nga vendi i qëndrimit”.

Pula është dënuar me vendim të formës së prerë, në mungesë nga Gjykata e Apelit Tiranë më 22 tetor të vitit 2018. Ai është shpalur fajtor për 3 vepra penale.

Edison Pula është arratisur nga burgu në Treviso të Italisë bashkë me dy shqiptarë të tjerë. Ata prenë hekurat e qelisë dhe me ndihmën e çarçafëve zbritën nga kati i tretë i burgut e dolën në pjesën e pasme të tij. Pamjet e publikuara tregonin shqiptarët që vraponin në ara për të dalë në rrugë kryesore. Dy bashkëpunëtorët e Pulës u kapën dhe u rikthyen në qeli, ndërsa 27-vjeçari vijon ende të jetë i lirë.

edison pula arratisen shqiptaret nga burgu ne itali

Sondazh

Poll