Aktualitet

KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda, Nertina Kosovën

26 Korrik 2019, 07:23 Nga DOSJA
KPA konfirmon në detyrë gjyqtaren e Krimeve të Rënda,

TIRANË- Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Nertina Kosova është konfirmuar në detyrë dhe nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit. Sot në ambientet e KPA, është zhvilluar seanca dhe është lënë në fuqi vendimi i KPK.

Ishte Komisioneri Publik ai që ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit, por që 4 ditë më parë u tërhoq nga ky ankimim. Komisioneri Publik e bëri këtë dorëzim të dokumentave në KPA, pasi pretendonte se nuk ishte bërë një hetim i plotë.

Apeli i Komisionerit Publik kundër vendimit të KPK për konfirmimin e Nertina Kosovës bazohej kryesisht në burimin e ligjshëm të 1 milion lekëve me të cilat ajo në vitin 2006 kishte paguar një prej kësteve për blerjen e shtëpisë. Duke iu referuar faktit se ishin dy kontrata porosie të nënshkruara, Komisioneri tha se duhej hetuar për një shumë prej 1.5 milion lekësh që Kosova kishte përdorur në kontratën e parë të porosisë, e cila më pas ishte prishur. Komisioneri pretendoi se ky transaksion nuk ishte deklaruar në vitin 2005 kur edhe kishte ndodhur.

Komisioneri pretendoi se kishte një sërë mosdeklarimesh prej Kosovës, përfshi mosdeklarimin e këtyre kursimeve dhe po ashtu sipas tij KPK nuk kishte hetuar burimin e ligjshëm të të ardhurave të babait të saj, që sipas Ballhysës rezultonte si personi që i kishte dhënë asaj cash dhe përmes bankës, në shumën 1 milion lekë. Ai tha se si babai i gjyqtares ashtu dhe e ëma kishin të ardhura modeste.

Po ashtu Komisioneri pretendoi se nuk ishte hetuar si duhet një hua me vlerën 7 milion lekë që babai i subjektit kishte marrë nga një i njohur. Më tej pretendoi se nuk ishte hetuar një llogari e përbashkët bankare e babait dhe vetë gjyqtares. Ai kërkoi edhe hetimin e një transferte bankare prej më shumë se 22 mijë USD, bërë nga vëllai i gjyqtares.

Nga ana tjetër Kosova i tha trupës gjykuese se apartamenti i blerë me 5 milionë lekë kredi dhe 1 milion lekë kursime, ishte pasuria e saj e vetme dhe se për të ende i detyrohej bankës rreth 2.8 milion lekë.

Ajo tha se gjatë gjithë viteve që kishte punuar kishte siguruar rreth 22 milion lekë të ardhura dhe sipas saj paratë e fituara deri në vitin 2006, kishin qenë mëse të mjaftueshme për të kursyer shumën 1 milion lekë, madje sipas përllogaritjeve të shpenzimeve nga KPK edhe më shumë se aq.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqtarja e krimeve te renda kosova kalon vettingun kpa rrezon komisionerin publik nertina kosova gjyqtarja e krimeve te renda kosova kalon vettingun kpa rrezon komisionerin publik nertina kosova

Sondazh

Poll