Bota

Konjufca pranohet nga Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, bëhet zyrtari i parë që do t’i vizitojë në Hagë

Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati takime të tjera.

10 Qershor 2022, 01:03 Nga I.A
Konjufca pranohet nga Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi, bëhet
Glauk Konjufca

HAGË- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pritet të jetë zyrtari i parë i nivelit më të lartë, që do të takojë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimin, që janë të paraburgosur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gazeta Express shkruan se këta kanë pranuar kërkesën e Konjufcës për vizitë. Aktualisht, kryetari i Kuvendit, Konjufca, ndodhet në vizitë zyrtare në Austri, ku u prit edhe nga homologu austriak si dhe pati takime të tjera.

Megjithatë, ende nuk dihet data se kur një vizitë e tillë mund të realizohet. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është zyrtarja më e lartë që deri më tani që ka vizituar Dhomat e Specializuara dhe ka takuar disa nga të paraburgosurit, por jo edhe Thaçin e Veselin. Sipas Haxhiut, ishin ata që nuk pranuan të takohen me të.

glauk konjufca kosova ne hage

Sondazh

Poll