Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë (EMRI)

Sipas njoftimit të policisë, gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i 4-vjeçarit E.F për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe largim i të burgosurit nga vendnqëndrimi pasi kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi.

9 Qershor 2022, 15:37 Nga d.a
Ishte shpallur në kërkim për trafik lëndësh narkotike,
Foto ilustruese

TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 29-vjeçarin Julian Kotori, banues në Tiranë, pasi ndaj tij kishte një dënim prej 5 vitesh burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit të policisë, gjithashtu është bërë arrestimi në flagrancë i 40-vjeçarit E.F për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe largim i të burgosurit nga vendnqëndrimi pasi kishte shkelur masën e arrestit në shtëpi.

Ndërkohë një 59-vjeçar ka denoncuar zhdukjen e djalit të tij, 34-vjeçari S.C, i cili ditën e djehsme është larguar nga shtëpia pa asnjë njoftim.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë ndalimin e shtetasit Julian Kotori, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. F., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit". Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit E. F., iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se ky shtetas kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata, duke dalë jashtë banesës.
-----
Më datë 08.06.2022, shtetasi S. C., 59 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i tij, shtetasi S. C., 34 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për vepra të ndryshme penale.

julian kotori

Sondazh

Poll