Bota

Plas sherri një Gjilan, i riu plagos me thikë një burrë pas një konflikti të momentit

Sipas njoftimit të policisë, burri i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Gjilanit, ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin.

9 Qershor 2022, 13:36 Nga d.a
Plas sherri një Gjilan, i riu plagos me thikë një burrë pas
Gjilan

KOSOVË- Një zënkë e momentit për pak përfundoi në tragjedi në fshatin Llashticë të Gjilanit ku një burrë ka goditur me thikë personin tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, burri i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Gjilanit, ndërkohë policia ka vënë në pranga autorin.

Rasti në polici është hapur si “lëndim i rëndë trupor”, teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR /Fsh. Llashticë, Gjilan 08.06.2022 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti ka therrur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sondazh

Poll