Bota

DETAJI/ Pas vizitës në Kosovë Dendias 'kujdeset' të mos shfaqë flamurin e saj në faqen zyrtare

Por një një postim në Twitter ku ai flet për takimin e zhvilluar me Osmanin ajo që bie në sy është se në çdo foto të postuar prej tij është evituar që të shfaqet flamuri i Kosovës dhe shihet vetëm ai greku.

9 Qershor 2022, 13:27 Nga d.a
DETAJI/ Pas vizitës në Kosovë Dendias 'kujdeset'
Dendias dhe Osmani

GREQI- Ditën e djehsme Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë ku u takua dhe me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Por një një postim në Twitter ku ai flet për takimin e zhvilluar me Osmanin ajo që bie në sy është se në çdo foto të postuar prej tij është evituar që të shfaqet flamuri i Kosovës dhe shihet vetëm ai greku.

Në disa nga fotot e publikuara në kuadër nuk shihet flamuri i Kosovës ndërsa në dy të tjera kutphet qartë se ato janë edituar dhe prerë.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që nuk e ka njohur Kosovën. Por Athina ka treguar konstruktivitet në raport me Kosovën.

Gjatë vizitës së djeshme në Kosovë Dendias është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti ku në qendër të diskutimeve kanë qenë energjia, dialogu Kosovë-Serbi si dhe prespektiva europiane.

Greqia është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian (BE), që nuk e ka njohur Kosovën, por Athina ka treguar konstruktivitet në raport me Kosovën pasi vitin e fundit janë zhvilluar disa takime të rangut të lartë mes dy vendeve. Madje shpesh herë nga analistë politikë dhe ekspertë është aluduar se rikrijimi i këtyre raporteve mund të sjellë në njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

Sondazh

Poll